Në Kuvendin e Maqedonisë sot pasdite ka vazhduar debati për interpelancën e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të cilin e ka paraqitur OBRM-PDUKM-ja opozitare.

Gjithsej 41 deputetë aplikuan për fjalë.

Deputeti Darko Kaevski nga LSDM tha se vetëm deputetët e OBRM-PDUKM-së e mbrojnë krimin sepse, siç tha ai, disa janë të përfshirë drejtpërdrejt në të, e disa kanë urdhër të drejtpërdrejtë nga “Pallati i Bardhë” dhe Hristijan Mickoski.

Sipas tij, partia opozitare po bën obstruksione, bllokada, frenime, provokime dhe gjithçka që e pengon legjislativin të funksionojë mirë dhe në vazhdimësi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai theksoi se OBRM-PDUKM-ja është e nervozuar sepse, ndër të tjera, nuk e kanë mbështetjen e qytetarëve.

Martin Kostovski nga LSDM tha se kapacitetet demokratike të kësaj qeverie të udhëhequr nga LSDM dhe BDI po shfaqen në vepër.

Ai mendon se OBRM-PDUKM në mungesë të argumenteve para opinionit të Maqedonisë së Veriut, për shkak të organizimit të keq apo mendimit se nuk do të ketë interpelancë, kërkon pushime, stenograme etj.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, thekson se opozita po bën obstruksione dhe i kujton biografinë e Xhaferit, punën, përvojën, angazhimet politike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ai beson se Xhaferi ka arritur të qëndrojë fort në tokë dhe t’i zbatojë ligjet përkundër dredhive dhe propagandës partiake me të cilat është përballur.

Ademi theksoi se Talat Xhaferi është njohësi dhe respektuesi më i mirë i Kushtetutës, Rregullores së Kuvendit dhe ligjeve.

Ai u shpreh i kënaqur për bashkëpunimin me Xhaferin dhe mundësinë për të mësuar nga ai.

Sipas Rregullores seanca duhet të përfundojë deri në mesnatë dhe të votohet për interpelancën e dorëzuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Interpelanca e dorëzuar ndaj kryeparlamentarit Talat Xhaferi duhet të votohet deri në mesnatë appeared first on Telegrafi.