Ministria e Shëndetësisë informon se deri më tani në faqen “vakcinacija.mk” janë regjistruar mbi 52.000 persona, që tregon interesim të madh të qytetarëve për t’u mbrojtur nga komplikimet e gripit sezonal.

Në pikat e vaksinimit në dy ditët e para janë vaksinuar 8.800 persona.

Regjistrimi kryhet me plotësimin e aplikacionit në vakcinacija.mk dhe kështu direkt regjistroheni për vaksinim në sistemin “Termini Im”.

Konform orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, qytetarët marrin përgjigje me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinohen.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Me vaksinimin falas mbulohen grupet e rrezikuara të popullatës, si: të moshuarit (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e sistemuar në institucione për mbrojtje sociale të të moshuarve dhe punonjësve në institucionet e mbrojtjes sociale personave të moshuar.

The post Interesim i madh për vaksinim kundër gripit sezonal në RMV, deri më tani janë paraqitur 52.000 persona appeared first on Telegrafi.