Interes i madh për të aplikuar për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kërkesa në uebfaqen “Vakcinacija.mk” për shprehjen e interesit për vaksinim kundër COVID-19 u plotësua nga rreth 30.000 qytetarë. Kjo u deklarua mbrëmë në një paraqitje televizive të ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, i cili tha se 20 për qind e rasteve të diagnostikuara në ditët e fundit kanë mutacion britanik të virusit. Ai theksoi se tani për tani nuk ka nevojë për masa kufizuese shtesë.

Kjo faqe e internetit pardje u lëshua në përdorim dhe përmes saj qytetarët mund të paraqiten se dëshirojnë të vaksinohen.

Çdo qytetar i cili do ta plotësojë aplikacionin, regjistrohet në sistemin elektronik “Termini Im”, ndërsa mjeku i familjes do të mund t’i shohë të dhënat e pacientit.

“Vaksinimi kundër virusit korona do të zbatohet jashtëzakonisht përmes planit të paraparë i cili është përgatitur në Planin kombëtar për imunizim të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, Procesi i vaksinimit të qytetarëve do të zhvillohet në tri faza sipas grupeve të prioritare. Në pajtim me orarin e paraparë në planin, mjeku i familjes do t’i thërrasë dhe informojë qytetarët për datën dhe orën e saktë kur duhet të vaksinohen në pikën që do ta zgjedhin gjatë regjistrimit”, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Advertisement

Me plotësimin e regjistrimit, qytetarët shprehin interes vetëm për vaksinim. Kjo nuk do të thotë se kanë caktuar edhe termin për vaksinim. Datën dhe orën për vaksinim e konfirmon Sistemi kombëtar “Termini Im” në pajtim me fazat të cilat i përmban Plani kombëtar për vaksinimin-COVID.

Siç thekson Ministria, në fazën e parë është paraparë të vaksinohen punonjësit shëndetësorë të cilët punojnë me pacientë me COVID në kushte spitalore dhe janë të ekspozuar në rrezik shumë të lartë të infektimit, ndërsa në këtë fazë janë edhe grupet e tjera prioritare për vaksinim: personat më të moshuar me rrezik të lartë të zhvillimit të sëmundjes, komplikimeve dhe vdekjes, të përcaktuara me rrezik mbi bazë të moshës, persona më të vjetër se 70 vjet.

Për shkak të nevojës për harmonizim të dokumentacionin teknik, anulohet për ditët në vijim dërgimi i vaksinave nga Serbia, kumtoi pardje shërbimi për informim i qeverisë.

“Ju informojmë se për shkak të nevojës së harmonizimit të dokumentacionit teknik në lidhje me dërgimin e vaksinave, ngjarja që u njoftua për sot, 11.02.2021 (e enjte), në vendkalimin kufitar Tabanovc shtyhet për një datë tjetër në ditët në vijim, për çka do t’ju informojmë më tej”, thuhet në komunikatën e Qeverisë për media.

Advertisement

Vaksinat anti-COVID të “Phizer” që na i dha Serbia dhe pritën disa javë për miratim nga prodhuesi për të hyrë në vend, do të jenë 8000 të parat, me të cilat edhe në vendin tonë do të fillojë imunizimi.

Gjatë ditëve të ardhshme, pritet edhe dorëzimi i 200.000 dozave të tjera të vaksinave nga Kina, për të cilën u nënshkrua marrëveshja të hënën.

Gjithçka është gati që Serbia t’ia dorëzojë Maqedonisë së Veriut donacionin e vaksinave të kompanisë Fajzer, por pritet leja e atij prodhuesi amerikan, deklaroi kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.

Ajo sqaroi se marrëveshja mes Serbisë dhe Fajzerit parasheh se vaksinat nuk mund të eksportohen.

Advertisement

“Kemi sasi të caktuara të vaksinave të dedikuara për donacion të Maqedonisë së Veriut, vetëm pritet dokumentacioni teknik, përkatësisht miratimi zyrtar nga kompania Fajzer se vaksinat e tyre mund të dhurohen”, deklaroi Bërnabiq.

Ajo theksoi se ka biseduar me drejtorin e kompanisë “Fajzer” për të marrë leje për donacionin sa më parë, ndërkaq se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka tërhequr lidhjet e veta personale me SHBA-në për ta marrë atë pajtueshmëri.

“Shpresojmë se gjithçka do të përfundojë në disa ditët në vijim”, theksoi kryeministrja Bërnabiq.

Dërgesa e vaksinave në Maqedoni të Veriut si donacion nga Serbia, që ishte paralajmëruar për të enjten, 11 shkurt, është shtyrë për disa ditët në vijim, kumtuan mbrëmë nga Presidenca e Serbisë.

Advertisement

“Për shkak të domosdoshmërisë për furnizim të dokumentacionit shtesë teknik, dërgesa e vaksinave në Republikën e Maqedonisë së Veriut është shtyrë. Vaksinat do t’i dorëzohen Maqedonisë së Veriut në ditët në vijim”, ceket në kumtesë.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik në 24 orët e fundit janë bërë gjithsej 2.705 testime, ndërsa janë regjistruar 416 raste të reja me COVID-19, 7 viktima dhe 278 të shëruar.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 479.430 teste për COVID-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 96.152, numri i pacientëve të shëruar është 87.122, numri i vdekjeve është 2.966, dhe numri i rasteve aktive është 6.064.

Advertisement

The post Interes i madh për të aplikuar për vaksinim kundër COVID-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy