Inspektorati mjedisor i Qytetit të Shkupit shqipton gjoba për hedhje të mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati për mjedisin jetësor i qytetit të Shkupit gjatë ditës së djeshme ka shqiptuar gjobë për hedhjen e mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor dhe ka dorëzuar kallëzim përkatës për përgjegjësi penale kundër kryesit i cili është kapur duke hedhur pllaka azbest dhe mbetje të tjera ndërtimore.

“Nuk duam të besojmë se ky është një operacion i udhëzuar politikisht për turpërimin e qytetit dhe rrezikimin e jetës dhe shëndetit të banorëve të Shkupit, në të cilin dje në mbrëmje në komunën e Butelit u gjetën njerëz duke hedhur disa tonë mbeturina përfshirë edhe mbeturina të rrezikshme kancerogjene, në brezin e gjelbër, thonë nga Qyteti i Shkupit.

Nga vetëqeverisja lokale theksojnë se në territorin e Shkupit janë gjithsej 14 institucione që kanë kompetencë dhe obligim të veprojnë në situata të tilla.

Por siç thonë ata, deri më tani po reagon vetëm qyteti i Shkupit, ndërsa pjesa tjetër nuk po veprojnë në asnjë mënyrë.

Advertisement

Nga fundjava e deri më sot, inspektorët komunalë dhe inspektorët e mjedisit jetësor të qytetit të Shkupit kanë shqiptuar mbi 30 gjoba.

“Apelojmë deri te Qeveria që seriozisht t’i qaset këtij problemi dhe t’u përgjigjet raporteve të qytetit të Shkupit për kontroll më të mirë të hedhjes së paligjshme të mbeturinave, i cili dënohet edhe me Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë”, apelojnë nga Qyteti i Shkupit.

The post Inspektorati mjedisor i Qytetit të Shkupit shqipton gjoba për hedhje të mbeturinave të rrezikshme dhe rrezikim të mjedisit jetësor appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy