Inspektorati i Tregut në Maqedoni kryen kontrolle ndaj shitësve të peletit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati i Tregut ka kryer 131 kontrolle ndaj tregtarëve që shesin peleta në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Alsat mëson se Inspektorati ka vërtetuar shtatë parregullsi, ku edhe janë marrë masat përkatëse.

Në katër kompani nuk është gjetur evidencë ndërsa dy nuk i kanë plotësuar kushtet për kryerjen e veprimtarisë.

Vetëm në një kompani nuk ka pasur evidencë për kryerjen e tregtisë.

Advertisement

Nga ky institucion thonë se marzha sillet prej 10% deri në 40%.

Gjobat për shkeljet sillen prej 200 deri në 800 euro për person juridik.

Raporti për gjendjen me shitjen e peletave është dorëzuar në Qeveri.

The post Inspektorati i Tregut në Maqedoni kryen kontrolle ndaj shitësve të peletit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy