Inspektorati Shtetëror i Tregut po heton keqpërdorimet e vauçerëve për turizëm që po i jep shteti në vlerë prej 6.000 denarë.
Disa qytetarë në vend që t’i shfrytëzojnë për vete po i shesin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në deklaratë për për Alsat, e cila publikoi se qytetarët vauçerët e tyre i ofrojnë për hoteleri apo për pronarë të apartamente private, kreu i Inspektoratit Tregtar thotë se janë vërejtur parregullsi në Ohër dhe Strugë dhe se rastet po hetohen.
“Kishim situata kur pronar ka pasur tetë apartamente që mund t’i jep për turistë, dhe në të njëjtën kohë janë përdorur 10 vauçerë”, tha Stojko Paunovski.
Ai tha thotë se do të vazhdohet me kontrolle gajtë këtyre ditëve si në hotele ashtu edhe në apartamente private./Telegrafi/
The post Inspektorati i Tregut heton keqpërdorimet e vauçerëve për turizëm në Maqedoni appeared first on Telegrafi.