Inspektorati i Punës: Nuk ka parregullsi në pjesëmarrjen e deputetëve të infektuar në Kuvendin e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati shtetëror bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka kryer inspektim të jashtëzakonshëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut dhe se inspektimi vjen pasi dy deputetët e infektuar me COVID-19, u sollën nga izolimi për të marrë pjesë në seancën plenare më 18 prill.

Inspektoriati ka vërtetuar se Kuvendi punon në bazë të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dhe se nuk ka parregullsi në atë se dy deputetë të infektuar me COVID-19 morrën pjesë në seancë plenare nën kushte të veçanta.

“Është kryer inspektim në hapësirat punuese të Kuvendit, në zyra, në salla, në korridore, në ashensorë, në hapësirat ndihmuese dhe në hyrje-daljet. Përfaqësuesi i subjektit për kontroll, i ka dorëzuar aktet për realizimin e masave për mbrojte dhe parandalim të korona virusit, të cilët janë miratuar dhe zbatuar nga fillimi i pandemisë nga ana e punëdhënësit, kurse kanë të bëjnë për punën e shërbimeve të Kuvendit dhe mbajtjes së seancave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë, Komisioni për Sëmundje Ngjitëse. Gjatë kontrollit të realizuar në ditën 19.04.2021, nuk është konstatuar parregullsi. Masat e parapara me rregulloren e theksuar janë për mbrojtje nga ana e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut”, njoftojnë nga Inspektorati.

Ndryshe, më 18 prill, për të siguruar kuorum për të miratuar Pakon e pestë ekonomike, dy deputetë të infektuar me COVID-19, me skafanderë morën pjesë në votimin e Pakos së pestë ekonomike./Telegrafi/

Advertisement

The post Inspektorati i Punës: Nuk ka parregullsi në pjesëmarrjen e deputetëve të infektuar në Kuvendin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy