Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor është i përfshirë në një hetim nëse ka pasur joprofesionalizëm dhe lëshime në mjekimin e të rinjve që ndërruan jetë nga Covid-19, i cili shkaktoi ankth në publik.

Për më tepër, sot Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, konfirmoi se numri i vdekjeve në bazë ditore e rriti mesataren e saj nga 6.5 në 8 raste në ditë. Absurdi është se ndërsa numri i të vdekurve rritet, është rritur edhe numri i pacientëve të shtruar në spital.

“Procedurë për inspektim të jashtëzakonshme është duke u zhvilluar për shkak të shqetësimeve publike, për vdekjet e fundit, veçanërisht për katër të rinjtë që vdiqën dy ditë më parë – një grua 29-vjeçare nga Strumica, një vajzë 23-vjeçare nga Shkupi, e ndjera nga Kriva Pallanka dhe raste të tjera”, tha për “Nova” Irina Sotirova-Buhova, Drejtore e Fondit për Sigurim Shëndetësore.

Dyshimi më i madh në aftësitë shëndetësore dhe mjekimit u shkaktua nga vdekja e 35-vjeçares nga Resnja që vdiq dy javë më parë në shtëpinë e saj, ndërsa tashmë atje janë konstatuar lëshime në mjekim./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Inspekorati do të bëjë hetim nëse ka pasur profesionalizëm në vdekjet e fundit nga COVID-19 appeared first on Telegrafi.