
Iniciativa qytetare “Zero” kërkon rihapjen e hetimeve për rastet spitali modular në Tetovë, rigjykim për rastin e “Durmo Tours” në Llaskarcë dhe dënime më të larta për rastin “Besa Trans” në Bullgari.
“Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit të nxjerr nga sirtari hetimin për shkaktarin e djegies së spitalit modular. Të ngritët atakuzë ndaj fajtorëve kryesorë të këtij rasti.
Hetim të pavarur dhe i paanshëm për rastin në diskotekën në Koçan. Kërkojmë përfshijnë e ekspertëve të jashtëm për të siguruar transparencë dhe drejtësi. Të ketë përgjegjësi për shkelësit e ligjit”, kërkojnë nga Iniciativa Zero.
Nga atje poashtu kërkojnë që Gjykata e Apelit ta kthejë lëndën në ri-gjykim për rastin Durmo Turs në Llaskarcë dhe të marrë parasysh ankesat e Prokurorisë Publike. Ndalimin e veprimtarisë për pronarët e “Durmo-Turs.
Nga iniciativa Zero kërkojnë që të shqiptohen dënime më të larta për të akuzuarit në rastin Besa Trans në Bullgari./Telegrafi/
The post Iniciativa qytetare “Zero” del me kërkesa të reja për rastet spitali modular në Tetovë, Koçani, Llaskarca dhe “Besa Trans” në Bullgari appeared first on Telegrafi.