Industria ushqimore në Maqedoni shënon rënie për vetëm 20 për qind

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria dështoi me masën për blerjen e produkte vendore në pakon e katërt të masave, thonë nga industria ushqimore. Një pjesë e mirë e qytetarëve paratë e shtetit të destinuara për blerjen e produkteve vendore i kanë përdorur për qëllime të tjera. Prandaj, ka ulje drastike të shitjeve, por edhe të prodhimit, kryesisht në industrinë e mishit. Biznesmenët apelojnë, paratë për pakon e re të masave ekonomike, ashtu sikurse në si në pakon e tretë të kontrollohen në mënyrë rigoroze se për çfarë do të përdoren.

“Njerëzit, kur i morën paratë në llogari, i përdorën për qëllime të ndryshme dhe në fund efekti është ulur. Ne menduam se fillimisht ato masa që u aplikuan ishin më të vogla, por ishte e nevojshme të vazhdohej në atë drejtim, infrastruktura tashmë ishte ngritur. U lëshuan kartela për atë qëllim dhe duhej të vazhdohet në atë drejtim. Këtu vërehet ai lëshim -tha Goce Trajçev, Grupi i Industrisë së Mishit.

Që nga fillimi i pandemisë, nga Oda Ekonomike thonë se kanë pritur humbje gjatë punës. Parashikimet e tyre fillestare ishin që industria ushqimore do të humbiste deri në 40 për qind.

“Pas atyre konsultave që i kemi bërë sipas sektorëve, me kompanitë më të mëdha, me kompani eksportuese dhe duke ndjekur konsumin në tregun e brendshëm, vlerësimi i përgjithshëm është se prodhimi vitin e kaluar ka pasur ulje prej 20 për qind – deklaroi Vasko Ristovskit, Oda Ekonomike.

Advertisement

Sipas vlerësimit të Odës, industria ushqimore është sektori i tretë më i madh në ekonominë maqedonase. Ndërsa autoritetet, disa herë para njoftimit të pakos së katërt të masave, siguruan që bankat do ta kontrollojnë masën “Bli prodhime vendore”. Por më pas, kur u kuptua se bankat komerciale nuk kanë mekanizëm për të kontrolluar arkat fiskale nëpër markete, Qeveria deklaroi se Drejtoria për të Ardhura Publike do të jetë kompetente dhe se nuk do të ketë asnjë lëshim. Kishte edhe paralajmërim se ata që nuk do t’i shpenzojnë paratë deri në fillim të vitit të ri do të duhet t’i kthejnë ose do të tërhiqen nga llogaritë private të qytetarëve. Në fund, Qeveria pranoi se nuk do të ketë kontroll mbi shpenzimin e gjashtë mijë denarëve dhe ia la ndërgjegjes së qytetarëve që të shpenzonin paratë për produktet vendore, gjë që në shumicën e rasteve nuk ishte ashtu.

The post Industria ushqimore në Maqedoni shënon rënie për vetëm 20 për qind appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy