Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit nga Transparency International për vitin 2024 tregon rënie me dy pikë indeksi për Maqedoninë e Veriut krahasuar me një vit më parë, duke e renditur atë në vendin e 88-të nga 180 vende.

Me 40 pikë indeksi, që është tre nën mesataren prej 43, vendi ndan vendin e 88-të me Kazakistanin, Surinamin dhe Vietnamin.

Danimarka mbetet vendi më i renditur këtë vit me 90 pikë indeksi, e ndjekur nga Finlanda me 88 dhe Singapori me 84 pikë. Në vendin e fundit është Sudani i Jugut me 8 pikë, ndërsa para tij janë Somalia me 9 dhe Venezuela me 10 pikë indeks.

Nga vendet e rajonit më së miri renditet Greqia, në vendin e 59-të me 49 pikë indeksi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Më keq renditet Bosnja dhe Hercegovina, e cila shënoi rënie prej 2 pikësh dhe është në pozitën e 114-të me 33 pikë indeksi.

Kërcimin më të madh, prej pesë pikësh, ndër vendet e rajonit e ka Shqipëria, e cila është në vendin e 80-të me 42 pikë indeksi. Edhe Kosova ka rritje prej 3 pikësh dhe është në pozitën e 73-të me 44 pikë indeksi.

Serbia ka zbritur me një pikë dhe është në pozitën e 105-të me 35 pikë indeks, po ashtu edhe Kroacia, e cila ka rënë me 3 pikë dhe është në pozitën e 63-të me 47 pikë indeksi dhe Bullgaria e cila ka rënë 2 pikë dhe është në pozitën e 76-të me 43 pikë indeks.

Mali i Zi stagnon në pozitën e 65-të me 46 pikë indeksi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (IPK) për vitin 2024 tregon se korrupsioni është një problem i rrezikshëm në çdo pjesë të botës, por ndryshime për mirë po ndodhin në shumë vende.

Ndërsa 32 vende kanë ulur ndjeshëm nivelet e korrupsionit që nga viti 2012, ka ende shumë punë për të bërë – 148 vende mbeten në të njëjtin pozicion ose është vërejtur përkeqësim gjatë së njëjtës periudhë. Mesatarja globale prej 43 ka mbetur gjithashtu e ndenjur për vite me radhë, ndërsa mbi dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50. Miliarda njerëz jetojnë në vende ku korrupsioni shkatërron jetët dhe minon të drejtat e njeriut.

Hulumtimi zbulon gjithashtu se korrupsioni është një kërcënim i madh për veprimet klimatike. Ai pengon përparimin në reduktimin e emetimeve dhe përshtatjen ndaj efekteve të pashmangshme të ngrohjes globale.

IPK rendit 180 vende dhe territore anembanë botës sipas nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik. Rezultatet jepen në një shkallë nga 0 (shumë e korruptuar) deri në 100 (shumë e pastër)./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Indeksi i perceptimit të korrupsionit – Maqedonia në vendin e 88-të së bashku me Kazakistanin dhe Vietnamin appeared first on Telegrafi.