Përfaqësuesja e Komunës së Vrapçishtit, Resmije Musa ka dhënë detaje se çfarë ka ndodhur me banorët për Kishën e Toplicës, që banorët thonë se vetëm po pastrojnë hapësirat e kishës.

Musa tha se pak para se të përfundonin orarin e punës, një grup qytetarësh shkuan para objektit të komunës që siç thotë, teksa mbanin shtylla hekuri e përdornin fjalë të pahjishme, u ngjitën deri në zyrën e kryetarit të Komunës.

Për shkak të tensioneve, Musa thotë se organet e rendit dhe kryetari e kanë paraparë që të caktohet një ditë për takim me qytetarët.

Ndryshe, sot Policia e Tetovës ka kryer kontrolle në hapësirat e Kishës së Toplicës, për të cilën kishte informacione se po bëhen ndërtime. Kontrolli i policisë erdhi pas denoncimit nga inspektori i urbanizmit të Komunës së Vrapçishtit, i cili pretendon se vendin në fjalë realizohen punë ndërtimore të jashtëligjshme – Kishë./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Incidentet për Kishën e Toplicës, Komuna e Vrapçishtit jep detaje se çfarë ndodhi appeared first on Telegrafi.