I punësuar si inspektor në Qytetin e Shkupit, dje në orën 10:30 ka denoncuar në polici se në rrugën “2” pa numër afër një deponie të jashtëligjshme, gjatë kryerjes së veprimeve zyrtare për vëzhgim dhe marrjen e mostrave, kanë dalë dy persona. Sipas denoncimt, njëri prej personave ishte K.D., kryetar i Komunës së Shuto Orizares, i cili filloi ta ofendonte dhe kërcënonte atë dhe kolegët e tij dhe pengonte marrjen e mostrave.
Siç theksohet në buletinin e sotëm të MPB-së, pasditen e djeshme, në orën 13:10, në Drejtorinë e Policisë Shuto Orizarë ka bërë kallëzim K.D. (50) nga Shkupi, kryetar i Komunës së Shuto Orizares.
Ai ka raportuar se gjatë një mbikëqyrjeje inspektuese të mbeturinave nga punonjës të Qytetit të Shkupit, e cila ndodhej në pronën e tij në zonën e Shuto Orizares, F.S. (47) nga Shkupi, i punësuar në qytetin e Shkupit, e ka kërcënuar.
Policia po punon në zbardhjen e rastit.
The post Incident në një deponi të jashtëligjshme në Shuto Orizare, inspektorati dhe kryetari i Komunës denoncojnë rastin në MPB appeared first on Telegrafi.