Një incident ka ndodhur sot në konferencën për shtyp të kryetarit të Komunës së Shtipit Sashko Nikollov, i cili ishte duke dhënë deklaratë me rastin e Ditës Botërore të Zjarrfikësve.
Gjatë kohës që po jepte deklaratë, një qytetar ish-zjarrfikës ka tentuar t’i afrohet kryetarit të komunës dhe të vendoset pas tij, por u ndalua nga bashkëpunëtorët e Nikollovit.
Pas një diskutimi të shkurt verbal, ish-zjarrfikësi Aleksandar Gjorgjievski tha se dëshiron t’i parashtrojë disa pyetje kryetarit të Shtipit.
Ndryshe, para disa ditësh kryetari i Shtipit Sashko Nikollov, bëri të njëjtin veprim në konferencën për shtyp të OBRM-PDUKM-së, kur u vendos pas personit që po jepte deklaratë./Telegrafi/
The post Incident në konferencën e kryetarit të Shtipit, një qytetar ndërpret fjalimin e Sashko Nikollovit appeared first on Telegrafi.