Incident në Gostivar, derisa e mbante foshnjën në krahë u sulmua nga dy persona – policia me padi ndaj dhunuesve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyra e jashtme për çështje kriminale Gostivar ka bërë kallëzim penal kundër M.E.(29) nga fshati Negotinë dhe B.Sh (30) nga fshati Debreshë, për shkak të dyshimit për vepër penale “dhunë”.

Ata akuzohen se e kanë sulmuar personin A.A (36), i cili e ka pasur në krahë djalin e tij dhjetë muajsh, i cili ka pësuar lëndime.

“Më 12 gusht, në një qendër tregtare në Gostivar, pas një debati të mëparshëm, të pandehurit kanë sulmuar fizikisht A.A (36) derisa i njëjti ka qenë duke mbajtur në dorë djalin e tij dhjetë muajsh, me ç’rast lëndime ka pësuar edhe fëmija”, njoftuan nga MPB.

The post Incident në Gostivar, derisa e mbante foshnjën në krahë u sulmua nga dy persona – policia me padi ndaj dhunuesve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy