Festa e sotme fetare ka ndërprerë procesin e imunizimit kundër Kovid 19. Në A1 arenën në Shkup tre ditë me radhë nuk do zhvillohet procesi i vaksinimit, ndërsa të shtunën imunizimi do të zhvillohet nëpër pikat e vaksinimit brenda shtëpive të shëndetit në Shkup për të pauzuar përsëri të dielën.
Nga Ministria e Shëndetësisë nuk u përgjigj mbi atë se sa sasi të vaksinave për momentin janë në dispozicion për dozën e parë.
Që prej dy javësh, vaksinimi po zhvillohet me dinamikë të zvogëluar edhe atë 1000-2000 qytetarë vaksinohen brenda ditës me dozë të parë. Kryesisht bëhet rivaksinimi i atyre që janë imunizuar me dozën e parë. Ndërkohë nuk ka informacione të reja mbi arritjen e 500.000 dozave kineze “Sinovak” të cilat duhej të kishin arritur dy javë më parë. Nga dikasteri i Shëndetësisë nuk japin sqarime nëse pritet arritja e vaksinave kineze së shpejti, po ashtu edhe e atyre ruse “Sputnik V”.
Ministria e Shëndetësisë në kohë do ta informojë opinionin për çdo dërgesë të re të vaksinave që arrijnë në vendin tonë. Për momentin ka mjaftueshëm vaksina për të vazhduar procesi I vaksinimit në mënyrë për pa penguar – njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.
Një ditë më parë me dozën e parë janë vaksinuar 5.834 qytetarë, ndërkaq gjithsej edhe me dozën e dytë dje janë vaksinuar 7.720. Deri tash gjithsej janë dhënë 473.853 doza vaksinash, ndërkaq me dy doza janë vaksinuar 199.143 qytetarë. Paralajmërimet e autoriteteve ishin që brenda një dite të vaksinohen rreth 15.000 qytetarë dhe deri në fund të verës të arrihet imuniteti kolektiv, përkatësisht e imunizuar të jetë rreth 70% e popullatës./Alsat/
The post Imunizimi në pauzë për shkak të festës fetare në Maqedoni, dyert e pikave të vaksinimit sot ishin të mbyllura appeared first on Telegrafi.