Deputetja e Koalicionit VLEN Imerlie Saliu tha se deputetja Ilire Dauti me tërheqjen e saj dëshmoi se është penduar që ka bllokuar ligjin për branitellat.
Ajo tha se FE tani në këtë betejë e ka lënë vet koalicionin VLEN, por siç shtoi ata do të vazhdojnë me të njëjtin ritëm.
Saliu e quajti Dautin deputete të paguximshme dhe frikacake.
“E jona është të informojmë publikun e gjerë që ne si grup parlamentar i VLEN votuam kundër interpelancës për Ilire Dautin. Kjo e fundit e pa të arsyeshme të vetshkakrkohet. Shqiptarëve nuk u duhet deputetë që nuk kanë guxim e mjet shpëtimi e kanë dorëheqjen, mbase në BDI apo Reçice të Vogël ky veprim i koleges Dauti do të shpërblehet sepse i përshtatet pikërisht politikave të kësaj partie non grata, frikacak të papërgjegjshëm , gënjeshtar apo viktima falco e të pa turpshëm”, tha Saliu.
The post Imërlije Saliu: Dauti është deputete e paguximshme dhe frikacake appeared first on Telegrafi.