Sipas Imer Selmani, trupi votues në Shkup në rrethin e dytë do të ndikohet nga informacionet se Danella Arsovska ka shtetësi bullgare.

Ai për TV24 tha se qëndrimi për kë do të votoeht nuk ndryshohet, por ende nuk dihet nëse do të votojnë votuesit e LSDM-së të cilët refuzuan të votojnë në rreth të parë.

“Vendimi që është marrë nuk vështirë të ndryshohet në rreth të dytë. Do të shohim nëse do të zgjohen votuesit e fjetur të LDSM-së, por në fund e dini se fushata e errët i pengon trupit votues maqedonasa të ketë kandidat me shtetësi bullgare. Mendoj se shqiptarët do të caktojnë kush do të fitojë”, tha Selmani.

Ai tha se Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë motiv më të madh që Danella Arsovska të jetë kreytare e Shkupit, për shkak se me atë, sipas Selmanit, presin që eshaloni i dytë i partive të merr pozitat e drejtorëve.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Përmes Arsovskës, ata mund të kenë funksione më të forta me çka do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme më fortë”, tha Selmani./Telegrafi/

The post Imer Selmani: Votuesit shqiptar do të vendosin se kush do të jetë në krye të Shkupit appeared first on Telegrafi.