Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), Ilmi Selami në “Facebook” sqaron se regjistrimi është shtyrë dhe se i njëjti në vend të datës së planifikuar nga 1-21 prill do të mbahet nga 5 deri më 30 shtator.
“Regjistrimi i diasporës nuk ndërpritet. Pra, ai vazhdon kështu si që zhvillohet tani, deri më 30 shtator”, shkruan Selami.
Sipas tij, regjistrimi nuk anulohet dhe se për t’u anuluar duhet të prishet e të mos mbahet fare.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë duhej të mbahet nga 1 deri më 21 prill, por dy liderët maqedonase sot u dakorduan që të mos mbahet regjistrimi në këtë periudhë dhe i njëjtë të mbahet në shtator./Telegrafi/
Advertisement
The post Ilmi Selami: Regjistrimi shtyhet, nuk ndërpritet appeared first on Telegrafi.