Deputetja Ilire Dauti ka dorëzuar në Kuvend dorëheqjen e saj nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini.

Ky veprim i saj vjen pasi të premten ndaj saj u votua interpelancë në Kuvend.

Edhe pse kishte kohë 15 minuta që ta shtjellojë arsyen e dorëheqjes, kreu i Kuvendit Afrim Gashi nuk e lejoi këtë, pas çka kishte debat mes deputetëve.

Pas debatit mes deputetëve, Gashi dha pauzë, ndërsa tha se deputetja Ilire Dauti do të ketë mundësi ta arsyetojë dorëheqjen në seancën e radhës, më 21 janar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, javën e kaluar deputetët votuan interpelancën ndaj Ilire Dautit, ndërsa Gashi tha se ajo nuk do të ketë efekt juridik.

 

The post Ilire Dauti jep dorëheqje nga funksioni i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";