Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar presidentin Stevo Pendarovski për 29-vjetorin e pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, kam kënaqësinë e veçantë që të përcjell, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, urimet më të ngrohta e të përzemërta për Ju dhe të gjithë qytetarët e vendit tuaj mik. Jam i lumtur të konstatoj se, falë edhe vizionit dhe interesave të përbashkëta evropiane dhe euroatlantike, në tre dekadat e fundit ne kemi ndërtuar marrëdhënie shumë të mira të fqinjësisë e të bashkëpunimit në të gjitha fushat, në interesin më të mirë të të dy vendeve tona dhe qytetarëve të tyre”, shkruan Meta në urimin e tij, njofton Telegrafi Maqedoni.

Meta shpreh bindjen se një ndikim shumë të madh në forcimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona ka luajtur dhe luan adresimi dhe përmirësimi i vazhdueshëm i marrëdhënieve ndëretnike mes shqiptarëve e maqedonasve. Shqiptarët në Maqedoni, shkruan Meta, dhe komuniteti maqedonas në Shqipëri janë vlera dhe ura të forta miqësie e bashkëpunimi.

“Përfitoj nga rasti t’Ju uroj gjithashtu për realizimin me sukses të zgjedhjeve parlamentare të korrikut të kaluar, të cilat me siguri do t’i japin një shtysë mjaft pozitive procesit të integrimit evropian të vendit tuaj, duke i shërbyer në këtë mënyrë edhe forcimit të sigurisë, paqes e prosperitetit të të gjithë rajonit”, uron Meta./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Ilir Meta uron Pendarovskin për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.