BDI nuk do të përfaqësohet më në Ministrinë e Shëndetësisë.

Me largimin e Ilir Hasanit, i cili paraprakisht kishte dhënë dorëheqje si akt përgjegjësie morale për tragjedinë e 8 shtatorit në Tetovë, BDI largohet tërësisht nga dikasteri i Shëndetësisë.

Në vend të Hasanit, për zëvendësministër të Shëndetësisë është propozuar të jetë Vlladimir Rendevski, kuadër i LSDM-së.

“Ai është docent i kirurgjisë dhe neurokirurgjisë në katedrën e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup. Kirurg i dëshmuar në Klinikën Universitare për Neurokirurgji, i cili ka publikuar mbi 70 punime shkencore”, qëndron në njoftimin e LSDM-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ky propozim doli nga Kryesia qendrore e LSDM-së, parti e cila para formimit të Qeverisë së re, udhëhiqte postin e ministrit të Shëndetësisë me Venko Filipçe, por lëshoi këtë post për t’ia lënë vendin Bekim Salit, kuadër i Alternativës, e cila nga opozita kaloi në qeveri./TV21

The post Ilir Hasani largohet nga Ministria e Shëndetësisë, në vend të tij do të jetë Vlladimir Rendevski appeared first on Telegrafi.