Ilir Hasani: Kishim dy zgjidhje, masa shtesë me kufizim ose mbyllje për Bajram dhe Pashkë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani sqaroi se kanë pasur të zgjidhje, kufizim të lëvizjet gjatë muajit të agjërimit ose mbyllje gjatë festës së Bajramit dhe Pashkëve.

“Ndodhemi në pranë dy festave të mëdha fetare, por e dini se jemi në një gjendje të rëndë. Duhej të mendonim në mënyrë proaktive. Jemi gjendur në mes të dy zgjidhjeve, ose do të kufizonim lëvizjen gjatë agjërimit, ose të mbylleshim për Bajram dhe Pashkë”, tha Hasani.

Ai shtoi se masat janë të rrepta për dallim nga pritjet e qytetarëve.

“Jemi të vetëdijshëm, që masat që i sollëm sot, janë shumë më restriktive nga ajo që i pritën qytetarët. Por, me vetëdije i sjellim këto masa për ju, që këto festa t’i kaloni në qetësi dhe harmoni dhe të mos ndodh që të afërmit më të dashur të jenë të sëmurë apo të hospitalizuar dhe të përballeni me atë, që askush nuk e do, të humbisni betejën me virusin. Gjendemi në prag të festave, jemi të vetëdijshëm për këtë, por ju jeni të vetëdijshëm edhe për atë, se gjendemi në një situatë të vështirë”, tha zv.ministri Hasani./Telegrafi/

Advertisement

The post Ilir Hasani: Kishim dy zgjidhje, masa shtesë me kufizim ose mbyllje për Bajram dhe Pashkë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy