Zëvendësministri i Shëndetësisë, mjeku Ilir Hasani në ‘Facebook’ bëri thirrje që të respektohen masat kundër përhapjes së coronavirusit.
“E di se do të më urreni, e di se do të më shani, e di se qindra të thëna e të pa thëna do t;i thoni për mua. Po ashtu e di se një pjesë e juaj nuk e besoni, një pjesë e dini por nuk doni ta besoni, ndërsa ju të tjerët e shihni larg vetes tuaj. Vëllezër, motra, miq, dhe gjithë ju të dashurit e mi, COVID 19 është realitet i tmerrshëm, armik i pabesë, një hije që vjen pa gjurmë, e na len plot dhimbje. Na mer prindër, motra, vëllezër, por na merr edhe bijë e bija”, shkruan Hasani, njofton Telegrafi Maqedoni.
Hasani thotë se zjarri djeg aty ku bie dhe se dhimbja përvëlon vetëm ato zemra që prek.
“Të dashur, kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat! Mbroni veten, mbroni prindërit, vëllezërit, motrat, fëmijët. Mbrohuni”, shkruan Hasani duke ngushëlluar familjen Mamuti nga Likova e Kumanovës./Telegrafi/
https://www.facebook.com/Ilir.H.Hasani/posts/3450951511648517
The post Ilir Hasani ka një thirrje për qytetarët: Kujdes, kujdes kujdes, respektoni masat appeared first on Telegrafi.