Ilievski: LSDM kërkon përgjegjësi nga Toshkovski për shkeljet dhe lëshimet e sigurisë në Koçan

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tragjedia e rëndë në Koçan që tronditi mbarë vendin dhe në të cilën tragjikisht humbën jetën 59 të rinj dhe u plagosën mbi 200, zbuloi mangësitë në institucione dhe rrënimin e sistemit të sigurisë. Prandaj duhet përgjegjësi, veçanërisht në krye të MPB-së dhe Shërbimit të Sigurisë Publike, thotë nënkryetari i LSDM-së Metodoja Ilievski.

“Pas tragjedisë katastrofike në Koçan, vazhduan një sërë incidentesh të sigurisë. Dhe kjo: të shtënat me armë zjarri, vrasjet, aksidentet në komunikacion, përdhosjet e njerëzve në rrugë, janë përditshmëria jonë. Vetëm pak ditë më parë është plagosur një punonjës në Qendrën për Çështje Sociale në Prilep pasi është qëlluar me armë zjarri.

Të shtëna ka pasur edhe në fshatin Moranë, ku një person ka mbetur i plagosur. Sistemi i sigurisë dështoi plotësisht. Parandalimi, që është përgjegjësi direkte e MPB-së dhe Pançe Toshkovskit, ka dështuar.

Kontrollet janë zhdukur. Për këtë LSDM kërkon: dorëheqje dhe përgjegjësi nga kryesia e MPB-së me Pançe Toshkovski”, tha Ilievski./Telegrafi/

Advertisement

The post Ilievski: LSDM kërkon përgjegjësi nga Toshkovski për shkeljet dhe lëshimet e sigurisë në Koçan appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy