
Kryeministri Hristijan Mickoski sot njoftoi se njëri nga këshilltarët e tij, Igor Nikollov është propozuar që të jetë ambasadori i ri i RMV-së në Francë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Njëri nga këshilltarët i cili ishte me orar të plotë pune është profesori Igor Nikollov. Ai ishte këshilltari im në fushën e politikave shëndetësore, ndërsa kontrata do t’i përfundon sepse në seancën e djeshme nga ana e Qeverisë është propozuar për ambasador të ri të RMV-së në Francë”, tha Mickoski.
Kryeministri më herët dje ka njoftuar se ka gjithsej 17 këshilltarë, ndërsa në pyetjen e një gazetari se sa i paguajnë qytetarët përmes buxhetit i është përgjigjur.
“Unë kam gjithsej 17 këshilltarë. Emrat e të gjithë këshilltarëve do t’i keni, të gjithë ata 17 këshilltarë marrin rrogë prej 60 mijë denarë. Me përjashtim të atyre që punojnë me orar të plotë, tre apo katër persona që janë në qeveri kanë honorare prej 90 mijë denarë në muaj”, tha Mickoski.
Ai shtoi se emrat e tyre do të bëhen të ditur së shpejti, por nuk ka specifikuar se kur./Telegrafi/
The post Igor Nikollov është propozuar për ambasador i RMV-së në Francë appeared first on Telegrafi.