Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, në emisionin “PodGo” ka folur në lidhje me takimin e fundit të udhëheqësve të VLEN-it me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Prishtinë.

Ai tha janë takuar me ftesë të Kurtit, i cili i ka ftuar për iftar dhe se kanë biseduar për çështjet aktuale politike.

“Ishte iftar i organizuar nga kryeministri i Kosovës, të cilin e kemi mik. Iftare ka pasur plotë. Nuk ishim parë një kohë të gjatë. Ishte atmosferë e këndshme dhe diskutuam për çështjet aktuale politike. Nuk është biseduar për atë se kush do të jetë kryetar i VLEN-it. Më shumë kemi biseduar për organizimin e koalicionit dhe zgjedhjet lokale. Edhe në Kosovë janë zgjedhjet lokale dhe kemi biseduar për këtë temë”, tha Taraavari.

Në lidhje e kryetarët e partive tjera brenda koalicionit VLEN, Taravari tha se nuk kanë keqkuptime por vetëm dallime në mendime.

Advertisement

“Kekuptime nuk kemi pasur në asnjë moment, por kemi pasur divergjenca në mendime dhe mendoj se kjo është e shëndetshme. Kjo tregon se jemi të hapur me njëri-tjetrin dhe zgjidhjet janë më të lehta”, tha Taravari./Telegrafi/

The post Iftari me Albin Kurtin në Prishtinë, Taravari tregon çfarë biseduan udhëheqësit e VLEN-it appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy