Ibraimoski kërcënoi Danevën, Prokuroria hap hetim

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria ka hapur hetim kundër liderit të Partisë për Emancipim e Romëve, Samka Ibraimoski, i cili në qershor të këtij viti u paraqit në polici se ka kërcënuar me jetë gjykatësen kushtetuese Ana Pavllovska Daneva, pasi nuk ka qenë i kënaqur me vendimin e Gjykatës për Ligjin për vjetërsimin e borxheve.

Sipas Prokurorisë, i akuzuari ka publikuar postim në rrjetet sociale me të cilin është kërcënuar se do të kryejë vepër penale, duke e përmendur drejtpërdrejtë gjykatësen kushtetuese. Me këtë, sipas Prokurorisë, ka shkaktuar ndjenjë të pasigurisë, rrezikimit dhe frikës te Pavllovska-Daneva.

Njëkohësisht, Prokuroria propozon që Ibraimoskit t’i shqiptohet – dënim me burg me kusht prej 3 muajsh, i cili nuk do të ekzekutohet në rast se në afat prej 3 muajsh nuk kryen vepër tjetër penale.

The post Ibraimoski kërcënoi Danevën, Prokuroria hap hetim appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy