
Arben Taravari ka kërkuar që deri të martën në mbrëmje të vendosin se si do të veprojnë për zgjedhjet lokale, tha kryetari i Alternativës dhe njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi.
Me këtë rast, Ibrahimi për “Alsat” theksoi, inkurajojmë anëtarët e kryesisë qendrore të ASH-së se interesi i të gjithë shqiptarëve është që ata të mbeten pjesë e Koalicionit VLEN, sepse vetëm kjo është edhe zgjidhje për fitoren e vjeshtës në zgjedhjet lokale por është edhe zgjidhje për atë çfarë e kërkon elektorati shqiptarë.
“Unë e pash që tashmë ishte bërë lajm edhe pse insistimi im së paku ka qenë, për pjesën tjetër nuk mund të garantoj, por mund të garantoj për pjesëmarrësit e Alternativës në ato bisedime që ato nuk janë nxjerr nëopinion. Por, e pash që Alsati veçse e kishte bërë lajm për pesë komuna të cilat i ofrohen ASH-së që ta marr vendimin që të garojmë bashkë në zgjedhjet lokale. Ato janë Gostivari, Vrapcishti, Bogovina, Likova dhe Dollneni. Duke qenë të bindur që këto janë komuna që sigurisht fiton një kandidat shqiptarë.
Me Sarajin është lënë që pasi të mbyllet ajo që dotë vendos të nesërmen Aleanca për Shqiptarët , kjo është pyetje që duhet të shtrohet midis partnerëve tjerë të koalicionit.
Ajo çfarë na ka thënë mbrëmë zotëri Taravari që do të më jepni kohë deri të martën në mbrëmje kur e kam mbledhjen e kryesisë qëndrore të Aleancës për Shqiptarët dhe
aty do të merret vendimi i fundit. Ne urojmë që ky vendim të jetë pozitiv. Inkurajojmë anëtarët e kryesisë qëndrore të ASH-së se interesi i të gjithë shqiptarëve është që ata të mbeten pjesë e Koalicionit VLEN, sepse vetëm kjo është edhe zgjidhje për fitoren e vjeshtës në zgjedhjet lokale por është edhe zgjidhje për atë çfarë e kërkon elektorati shqiptarë “, deklaroi Ibrahimi.
The post Ibrahimi: Taravari na kërkoi kohë deri të martën për të vendosur, inkurajojmë ASH-në ta dëgjoj zërin e votuesve appeared first on Telegrafi.