Ibrahimi: Për tu bërë shqipja e barabartë me maqedonishten nevojitet ndryshimi i tekstit të preambulës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga liderët e VLEN-it, Zeqirija Ibrahimi thotë se për tu bërë shqipja e barabartë në vend duhet të ndryshohet preambula.

Ibrahimi në “DailyClick” thotë se së pari do të duhet të ndryshohet teksti i preambulës për atë së kush është bartës i sovranitetit të shtetit.

“Mënyra e definimit të shtetit e ka implikuar edhe mënyrën e definimit të politikës gjuhësore. Në qoftë se në preambulë të shtetit e keni një etni e cila është bartëse e sovranitetit, në këtë rast maqedonasit, se kush e ka bërë këtë tekst opinioni e di, kjo rrjedhimisht është pasqyruar edhe në definicionin e politikës gjuhësore të Maqedonisë së Veriut.

Me këto ligje që janë bërë, është avancuar përdorimi i shqipes, por për ta barë gjuhën shqipe zyrtare në nivel të maqedonishtes i bie që të ndryshohet teksti i preambulës”, tha Zeqirija Ibrahimi.

Advertisement

 

The post Ibrahimi: Për tu bërë shqipja e barabartë me maqedonishten nevojitet ndryshimi i tekstit të preambulës appeared first on Telegrafi.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy