Ibrahimi: Jemi në politikë sepse kemi shqetësimet e përbashkëta me qytetarët për çështjet publike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi gjatë takimit me strukturat, aktivistët dhe qytetarët e Kumanovës midis tjerash ka folur edhe për rolin e angazhimit politik.

Ai ka theksuar se Alternativa është në politikë sepse kanë shqetësime të përbashkëta për të mirën e jetës publike.

“Partia politikë nuk është një shoqatë aksionare ose një organizatë tregtare ose një bastore që në kohën që hyjmë parti i sjellim aq vota pastaj lypim aq të mira politike. Por, partia është një organizatë e cila i tubon njerëzit që kanë shqetësimin e përbashkët. Dhe ne jemi në parti për shkak se e kemi një shqetësim të përbashkët për çështjet e jetës publike. Ne, nuk jemi në parti pse nuk kemi punë. Ne, nuk jemi në parti pse nuk kemi biznese. Arsyeja themelore pse duhet të jemi në parti është për shkak se ne e kemi një ide tjetër mbi organizimin e shoqërisë. Për shkak se ne kemi një shqetësim të përgjithshëm për gjendjen e shëndetësisë. E kemi një shqetësim për gjendjen e arsimit. E kemi shqetësimin për tekstet shkollore. E kemi shqetësimin për rrogat e ulta. E kemi shqetësimin për shpërnguljen e popullatës. E kemi shqetësimin se si mbrohet familja. E kemi shqetësimin për sigurinë e fëmijëve në shkollë. Të gjitha këto janë arsye që ne të mblidhemi bashkë dhe të themi se nëqoftëse i kemi ato shqetësime duhet të bashkohemi dhe ta bëjmë një organizatë me të cilën ato ide arrijmë ti zbatojmë në politika publike. Vetëm në saje të këtij angazhimi ne arrijmë që ta bëjmë një punë e cila është për të mirën e përgjithshme. Dhe ata që janë aktivista, ata në thelb janë idealista”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.

The post Ibrahimi: Jemi në politikë sepse kemi shqetësimet e përbashkëta me qytetarët për çështjet publike appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy