Kryetari i komunës së Haraçinës, Ridvan Ibrahimi ka njoftuar se së shpejti pritet të hapet çerdhja në Haraçinë pasi siç bëri të ditur ai ditën e enjte kanë arritur vendimet për vazhdimin e punësimeve për vitin 2025.

Ai tha se momentalisht po realizohen procedeurat e nevojshme për fillimin e punës së çerdhes.

“Informacionet e fundit janë se dje më saktë ditë e enjte na kanë arritur vendimet për vazhdimin e punësimeve për vitin 2025 dhe menjëherë I kemi marë të gjitha masat e nevojshme që sa më shpejtë të gjithë ato aplikantë që aplikuan për bvende pune të arrijmë t’i sisteojmë dhe të vazhdojmë një ditë e më pare të hapim çerdhen, çerdhe shumë e nevojshme, shumë e rëndësishme marë parasysh se fëmijët tanë nuk e kanë edne këtë të drejtë ta shfrytëzojnë”, tha Ibrahimi.

Për datën e saktë të hapjes së çerdhes, Ibrahimi tha se nuk mund të flasin sepse siç theksoi ai duhet realizuar me kujdes të gjitha procedurat administrave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Presim që sa më shpejtë që të jetë e mundur të hapet çerdhja, sepse është shumë e nevojshme për fëmijët e komunës sonë” u shpreh Ibrahimi.

The post Ibrahimi: Çerdhja e Haraçinës nis së shpejti me punë appeared first on Telegrafi.