I punësuari në MPB – Shkup kapet me ryshfet prej 12.500 eurove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski u shpreh se punonjësi i MPB-së është kapur me ryshfet prej 12.500 eurove.

Ministri thekson se i dyshuari I.M ka qenë punonjës në SPB Shkup dhe është provuar nga liria.

“Nga Departamenti për Kontroll të Brendshëm kishte procedurë e nisur nga tre persona të dëmtuar se më 17.05.2024, personi në fjalë është kapur duke marrë 12.500 euro ryshfet”, shprehet Toshkovski.

Ai shton se janë kontrolluar edhe hapësirat në zyrë nga ku është parë dokumentacioni voluminoz nga lloje të ndryshme të dokumenteve.

Advertisement

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e I.M që ndodhet në Komunën e Sarajit, është gjetur edhe armë nga ku vshtë njoftuar edhe Departamenti për Tregti Ilegale me Armë pranë SPB Shkup”, u shpreh Toshkovski./Telegrafi/

The post I punësuari në MPB – Shkup kapet me ryshfet prej 12.500 eurove appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy