Një 27 vjeçar nga Azerbajxhani është privuar nga liria në Shkup, pasi i njejti ka qenë në kërkim nga Interpoli.
“Me datë 28 Maj 2022 në ora 07.30 në pikën e kontrollit në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, në hyrje të vendit është ndaluar personi me inicialet M.M.(27 vjeçar) nga Azerbajxhani, pasi gjatë kontrollit të pasaportës është konstatuar se emri i tij është evidentuar se figuron nën masën “arrest“, me kërkesë të Interpolit nga Azerbajxhani”, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Shkup për procedurë të mëtutjeshme.
The post I kërkuari nga Interpoli në Azerbajxhan arrestohet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit appeared first on Telegrafi.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";