Një tridhjetë e tre vjeçar ka raportuar mbrëmë në polici se një ditë më parë i janë dërguar mesazhe kërcënuese nga një numër telefoni i një personi të njohur, i cili i ka kërkuar 80.000 euro. Më pas ai ka raportuar në polici se i është djegur vetura.
“Më vonë në ora 00:40 të datës 21.06.2024, fqinji i tij e ka njoftuar se i është djegur vetura “Ford Fiesta” me targa të Shkupit, e cila ishte e parkuar para shtëpisë së tij”, thonë nga MPB.
“Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
The post I kërkuan 80 mijë euro, më pas ia dogjën makinën një personi nga Shkupi appeared first on Telegrafi.
Advertisement