Nga dita e sotme hynë në fuqi masat që Qeveria i vendosi në vendkalimet kufitare.

Për hyrje dhe për dalje nga vendi do të kërkohet certifikatë për vaksinim, përkatësisht dy doza të pranuara të vaksinës, vërtetim se je i infektuar në 45 ditët e fundit duke përllogaritur ditën e shërimit, PCR test jo më i vjetër se 72 orë ose test të shpejt për antitrupa jo më i vjetër se 48 orë.

Qeveria miratoi disa masa për hyrje në Maqedoni, por dje në mbledhje i zgjeroi masat edhe për dalje nga vendi.

Në mbledhjen e djeshme u plotësua edhe vendimi për karantinë të obliguar prej shtatë ditëve për personat të cilët nuk kanë test PCR negativ, vërtetim se je i vaksinuar ose vërtetim se ke qenë i infektuar. Koha e karantinës mund të shkurtohet në 5 ditë nëse në atë periudhe jep test PCR negativ.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kjo do të vlejë edhe për shtetasit e Maqedonisë edhe për të huajt, ndërsa shpenzimet për izolim për shtetasit e huaj do të jetë në barrën e tyre.

Përjashtim nga kjo masë janë shoferët e Maqedonisë me kamion si dhe shoferët e huaj të cilët tranzitojnë në Maqedoni.

Shtetasit e huaj të cilët tranzitojnë në Maqedoni mund të tranzitojnë 5 orë pas nënshkrimit gjatë hyrjes në Maqedoni të deklaratës, ndërsa deklaratën do ta japë në vendkalimin kufitar./Telegrafi/

The post Hynë në fuqi masat që Qeveria e Maqedonisë i vendosi në vendkalimet kufitare appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";