Huseini: Dështoi tentativa e Inspektoratit për inspektim të jashtëzakonshëm në “Besa Trans”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Inspektorati Shtetëror i Transportit (ISHT) ka tentuar dje, por nuk ka arritur të kryej kontroll të jashtëzakonshëm në kompaninë “Besa Trans”, autobusi i së cilës u dogj në Bullgari, pasi siç deklaroi për AIM drejtori Rufat Huseini, zyrat e kompanisë ishin të mbyllura dhe askush nuk u përgjigj në telefon.

“Dje shkuam në zyrat e “Besa Trans”, por ato ishin të mbyllura, askush nuk u përgjigj në telefonat zyrtarë. Prej aty u drejtuam në selinë e dy agjencive që kanë në Shkup, të cilat po ashtu ishin të mbyllura dhe nuk kishte njeri.

Ne e dimë se ka një agjenci në Tetovë, por inspektori ynë nga atje na njoftoi se edhe ajo është e mbyllur. Kështu që nuk mund të kryenim një inspektim të jashtëzakonshëm,” tha Huseini.

The post Huseini: Dështoi tentativa e Inspektoratit për inspektim të jashtëzakonshëm në “Besa Trans” appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy