Humbi jetën 19 vjeçari Toni Sali, shteti i Maqedonisë e la pa librezë shëndetësore dhe pa certifikatë lindje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humbi jetën 19 vjeçari Toni Sali, shteti i Maqedonisë e la pa librezë shëndetësore dhe pa certifikatë lindje

Maturanti Toni Sali, i cili për një dekadë kishte luftë me Drejtorinë e udhëheqjen e librave amë për të fituar numrin amë dhe certifikatë lindje, pardje humbi jetën.

Ai nuk arriti të regjistrohet në këtë shtet, se ekziston dhe se ishte i gjallë. Për herë të parë tetë shkronjat e tij u shfaqën dje, në MPB si person i vdekur.

Për Tonin nuk ka as vërtetim për vdekje. Sikur të mos ekzistonte. I vetmi dokument dhe dëshmi për ekzistencën e tij mbetën pesëshet e tij në klasa e parë deri në të fundit, çmimet e brendshme dhe ndërkombëtare dhe dëftesat. Shkollat hapën dyert për atë jashtë ligjit, në bazë të Konventës për të drejtat e fëmijëve.

Sali ka humbur jetën vdekur në shtëpi, ndërsa arsyet e vdekjes ende nuk dihen për shkak se ky person, asnjëherë nuk ka pasur librezë shëndetësore dhe letërnjoftim. Para për kontrollet private, familja e tij me status social nuk kishte.

Advertisement

Për problemin e këtij personi dhe të familjes së tij në Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë alarmoi edhe Avokati i Popullit.

Shteti asnjëherë nuk i dha numër amë. E kushtëzonte që në vend të atit biologjik, për prindër t’i vendosen shtetas i huaj i cili nuk është i ati i tij. Më pas, në procedurë tjetër, ta heq birërinë me atë njeri. Në ndërkohë, Toni Sali ka jetuar si i huaj, pa shtetësi, pa të drejtën për shkollim falas, pa mbrojtje sociale dhe shëndetësore si qytetarët tjerë të Maqedonisë.

Drejtoria e librave amë asnjëherë nuk e pranoi të atin biologjik. Pengesë e madhe ka qenë për shkak se kur ka lindur Toni, e ëma, e cila gjatë koha ka jetuar me të atin e tij në Maqedoni, nuk është ndarë me bashkëshortin e parë nga Bullgaria dhe për këtë shkak shteti ka insistuar ka detyruar atë ta regjistroj si baba për t’i dhënë certifikatë.

I njëjti rast është me vëllain dhe motrën e tij, por ata kanë pasur fatin që të lindin në Serbi, ndërsa administrata e atjeshme u ka dhënë certifikatë lindje.

Advertisement

Toni ka lindur në Maqedoni, në Kompleksin Klinik “Nëna Tereza”, ka pasur nënë dhe baba biologjik me të gjita kushtet për t’u regjistruar në Librin amë të të lindurve.

Edhe po të kishte pasur probleme shëndetësore, ky person asnjëherë nuk i diktoi. As ai, as familja e tij, për shkak se nuk kishte librezë për të shkuar te mjeku./Telegrafi/

The post Humbi jetën 19 vjeçari Toni Sali, shteti i Maqedonisë e la pa librezë shëndetësore dhe pa certifikatë lindje appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy