Humb jetën një punëtor në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka humbur jetën një punëtor në Shkup.

“Në polici dje rreth orës 08:00 është denoncuar se në kompani private në rrugën ‘Hristo Tatarçev’ në Shkup, deri sa ka kryer obligimet e punës ka humbur jetën 51 vjeçar T.P nga Shkupi”, thuhet në raportin e policisë.

Aty shtohet se është vërtetuar vdekja nga ndihma e shpejtë, ndërsa me urdhër të Prokurorit Publik trupi i pajetë është çuar për autopsi.

Nga policia njoftojnë se këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Shkup./Telegrafi/

Advertisement

The post Humb jetën një punëtor në Shkup appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy