Humb jetën një person gjatë punimeve ndërtimore në Tetovë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

SPB Tetovë njofton se dje është raportuar se ka humbur jetën një person gjatë punimeve ndërtimore.

“Më datë 02.07.2024 në ora 15.40 në SPB-Tetovë është raportuar se në Spitalin Klinik të Tetovës – Qendra Urgjente është sjelë pa shenja jete personi A.A. (53) nga Xhepçisht i Tetovës.

Sipas raportimit, ai kishte ra dhe ishte lënduar gjatë kryerjes së detyrave të punës në një kompani në Neproshten të Tetovës, pas së cilës ai kishte ndëruar jetë. Në vendin e ngjarjes, inspektimin e ka kryer një ekip i SPB Tetovë.

Kurse me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të vdekurit është dorëzuar për autopsi”, njoftojnë nga SPB Tetovë./Telegrafi/

Advertisement

The post Humb jetën një person gjatë punimeve ndërtimore në Tetovë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy