Njëzet e pesë vjeçari nga Kriva Pallanka ka humbur jetën dje si pasojë e rënies nga oxhaku i një objekti të braktisur, njoftoi sot MPB.

“Me datë 15.07.2024 në ora 11:54 në Stacionin Policor të Kriva Pallankës, nga ana e Urgjencës Mjekësore në Kriva Pallankë është raportuar se tek ta është sjellë i ndjeri R.M (25). Sipas dëshmitarëve okularë, rreth orës 11:30 R.M. është parë duke qëndruar në oxhakun e një objekti të braktisur në rrugën “Edinstvo”, nga ku ka rënë dhe pas tij ka rënë edhe konstruksioni i betonit i oxhakut, pas së cilës menjëherë kanë thirrur ndihmën e shpejtë”, njoftojnë nga MPB.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, kontroll është kryer nga ekipi i DPB-së Kriva Pallankë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit i është dorëzuar familjes./Telegrafi/

The post Humb jetën një 25-vjeçar nga Kriva Pallanka, ka rënë nga oxhaku appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";