Hoxha: Të gjithë deputetët t’i mbështesin ndryshimet ligjore me të cilat e diela do të jetë ditë jo pune

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Maqedonisë së Veriut pret që propozim-ndryshimet për Ligjin për marrëdhënie pune, me të cilat dita e diel do të shpallet ditë jo pune, të kalojnë në procedurat kuvendare dhe më pas të votohen.

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamed Hoxha, sot në konferencë për shtyp tha se Qeveria i fton të gjithë deputetët edhe të pushtetit edhe të opozitës, t’i mbështesin këto ndryshime ligjore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Propozim-ligji për ndryshime të Ligjit për marrëdhënie pune, me të cilat parashihet që e diela të jetë ditë jo pune, akoma nuk është vendosur në rend dite në Komisionin për Punë dhe Politik Sociale në Kuvend. Presim që kjo zgjidhje ligjore të kalojë në komisionin amë dhe më pas të votohet në seancë plenare nga deputetët”.

“Bëjmë thirrje që të gjithë deputetët, edhe të pozitës edhe të opozitës ta mbështesin këtë zgjidhje ligjore pasi është në interes të qytetarëve”, tha Hoxha.

Advertisement

Ky ndryshim ligjor për ditën e diel ditë pushimi, duhet të fillojë të zbatohet nga 1 tetori./Telegrafi/

The post Hoxha: Të gjithë deputetët t’i mbështesin ndryshimet ligjore me të cilat e diela do të jetë ditë jo pune appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy