Dy sekretarët e përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes Besa, Arben Taravari dhe Arianit Hoxha sot kanë pasur takim në Gostivar në të cilin është biseduar për rezultatet zgjedhore.
Në pyetjen e gazetarit të TV21 nëse do të ketë mbështetje të ndërsjellë, sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, tha se për këtë do të vendosin organet partiake.
“Jemi bashkë me kryetarin e Gostivarit. Kishim një takim miqësor ku biseduam në përgjithësi për rezultatet zgjedhore, ndërsa çështjen e koalicionimit e vendosin organet e partisë”, tha Hoxha.
Më herët, Hoxha tha se pret të ketë takim me Arben Taravarin sot ose nesër për të biseduar për qëndrimet e koalicionit nëse do të mbështet Kasami kundër Arifit në rrethin e dytë në Tetovë./Telegrafi/
The post Hoxha – Taravari: Organet partiake do të vendosin nëse do të ketë mbështetje të ndërsjellë në rreth të dytë appeared first on Telegrafi.