Qeveria në mbledhjen e fundit i dha dritë jeshile Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë dhe të Propozim-ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme, kështu njoftoi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

“Me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për policinë bëhet rishikimi i dispozitave konkrete të Ligjit për policinë, në përputhje me rekomandimet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, të cilat dalin nga Raporti i GREKO-s për vlerësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Rekomandimet nga Raporti i GREKO-s kanë të bëjnë me përforcimin e mundësive të vendit për luftën kundër korrupsionit, veçanërisht lidhur me transparencën, integritetin dhe përgjegjësinë e të punësuarve në sektorin publik dhe institucionet. Në këtë drejtim është rekomandimi që ka të bëjë me dispozitat e Ligjit për policinë për vendosjen e kritereve objektive dhe profesionale për emërimin e drejtorit të Byrosë për Siguri Publike”, deklaroi Muhamet Hoxha, zëdhënës i Qeverisë.

Ndërkohë me Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për punë të brendshme kryhet rishikimi i dispozitave konkrete nga Ligji për punë të brendshme, të cilat dalin nga Raporti i GREKO-s për vlerësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Rishikimi i këtyre dispozitave ka të bëjë me pavarësinë operative të policisë, në vendosjen në Testit për integritet për personat të cilët punësohen në Ministrinë e Punëve të Brendshme, si dhe në kontrollet e vazhdueshme të integritetit të punonjësve në Ministri në mënyrë neutrale politike. Gjithashtu, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratuan ndryshimet dhe plotësimet e Kodit për sjellje etike të anëtarëve të Qeverisë dhe bartësve të funksioneve publike të emëruar nga Qeveria. Sipas rekomandimeve nga GREKO, me ndryshimet dhe plotësimet e reja, është kufizuar funksioni i personit për integritet që jep këshilla për çështje etike dhe anëtarit të Qeverisë të emëruar për ndjekje të zbatimin e Kodit”, tha Hoxha.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Hoxha: Qeveria i dha dritë jeshile Propozim-ligjit për policinë appeared first on Telegrafi.