“Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e RMV-së miratoi vendimin ndërprerje të njëanshme të Marrëveshjes së Koncesionit për shfrytëzimin e lëndës së parë minerale – rërës dhe zhavorrit në fshatin “Konjare e Poshtme”, komuna Petrovecit”, deklaroi Muhamet Hoxha.

Sipas tij ky vendim bazohet në inspektimin e kryer nga ana e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor me të cilën është vërtetuar se koncesioneri nuk iu është përmbajtur masave për mbrojtjen e ambientit jetësorë të përcaktuara në rregulloret përkatëse.

“Gjegjësisht shfrytëzimi i lëndës së parë minerale u krye jashtë brezit të bregut në një gjerësi prej 50 metrash të ujit pesëdhjetëvjeçar në rrjedhën e parregulluar të ujit të lumit Pçinja”, tha Hoxha.

The post Hoxha: Me vendim të Qeverisë ndërpriten punimet në Konjare të Poshtme appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";