Lëvizja Besa, edhe pas vendimit të Gjykatës Administrative që të mos ketë rivotim në Zhelinë, mbetet e vendosur që të votojë për rrëzimin e Qeverisë.

Sekretari i përgjithshëm i partisë Arjanit Hoxha, në intervistën për emisionin “200” deklaron se problemi i tyre nuk është LSDM-ja, edhe pse partia më e madhe në pushtet ka mbajtur anë mes partnerëve të koalicionit. Qëllimi i Besës është heqja e pushtetit nga duart e BDI-së.

“Në rrëzimin e Qeverisë, në hapin që është deponuar në Kuvend, deputetët tanë do të votojnë për rrëzimin e saj. Se çka do të ndodhë pas asaj vendosin organet e partisë.

Nuk i mbyll opsionet se mundet në të ardhmen të bisedohet me LSDM-në, as me kryeministrin Zoran Zaev, për të cilin e kam patjetër të them se është ndër personat që ka sakrifikuar më së shumti në rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në proceset euro-atlantike”, deklaroi Hoxha për emisionin “200” në “Alsat”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Hoxha: Deputetët e “Besës” do të votojnë për rrëzimin e Qeverisë appeared first on Telegrafi.