Akomodimi falas për familjarët e të lënduarve dhe të vdekurve në zjarrin në diskotekën Pulse në Koçan, ka ofruar nga Shoqata e Hotelierëve të Shkupit.

155 persona po trajtohen në klinikat në të gjithë vendin, ndërsa familjarët e të plagosurve janë para spitaleve në pritje të informacioneve të reja për të dashurit e tyre.

Familjet e të lënduarve dhe viktimave mund të qëndrojnë dhe pushojnë pa pagesë në hotelet në territorin e qytetit të Shkupit.

“Nëse kanë nevojë për më shumë informata, mund të telefonojnë në numrin e telefonit 073 821 120”, njoftojnë nga Shoqata e Hotelierëve Shkup.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Përkrahje për familjarët e viktimave dhe personave të lënduar kanë shfaqur dhe institucionet e tjera të shtetit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thanë që dhe konviktet në qytetin e Shkupit do të jenë në shërbim të familjarëve të prekur nga tragjedia e Koçanit.

The post Hotelet e Shkupit ofrojnë akomodim falas për familjarët e personave të lënduar nga zjarri në Koçan appeared first on Telegrafi.