Kapacitetet hotelerike në Strugë dhe në Ohër janë në minimum. Ata presin përgjigje nga institucionet rreth rregullave për natën e ndërrimit të vitit të ri dhe me këtë do ta dinë se çfarë do të ofrojnë por edhe nëse do të ketë subvencione
Kryetari i Asociacionit të Hotelerive, Krste Bllazheski thotë se po punojnë në humbje dhe se disa nga hoteleritë janë mbyllur, ndërsa ta që janë po punojnë me kapacitet minimal dhe mezi po menaxhojnë me shpenzimet mujore.
“Shfrytëzimi i kapaciteteve të hoteleve është minimal, më pak se 5% në mesatare. Kjo vjen për shkak të pandemisë dhe rritjes së rasteve të reja në Evropë. Pas sezonit dymujor tani kemi ndonjë seminar, por jo në si më parë”, tha Bllazheski.
Sipas tij gjendja është e keqe dhe se nuk dihet çka i pret.
“Gjendja është e keqe. Nuk e dimë se çfarë rregulla do të ketë për vit të ri, çfarë do të ofrojmë”, tha Bllazheski i cili po ashtu kërkoi edhe subvencionimit e pagave./Telegrafi/
The post Hoteleritë në Maqedoni presin çfarë rregullash do të ketë për vitin e ri appeared first on Telegrafi.