“Presidenca portugeze për momentin po punon në propozim konkret, gjegjësisht një kornizë me të cilët do të duhet të jepet pajtueshmëri dhe qëllimi është që deri në qershor të miratohet”.
Këtë e tha sot ambasadorja gjermane në Shkup Anke Holstein, e pyetur nëse deri në fund të presidencës së Portugalisë me BE-në, Maqedonia e Veriut do të arrijë t’i fillojë negociatat për anëtarësim të plotë në BE.
“Nuk e dijmë konkretisht si duket ai propozim. Por është i orientuar në negociatat që vitin e kaluar u mbajtën në Berlin, nga ana tjetër për Bullgarinë gjithë kjo çështje, sidomos tani me qeverinë teknike, është shumë e vështirë”, tha Holestein, pas pranim-dorëzimit të donacionit gjerman të testeve të shpejta për COVID-19 për Ministrinë e Shëndetësisë.
Ajo tha se pret që të mos u shkaktojë probleme kolegëve në Sofje, pas deklaratave të djeshme.
Ndryshe, Holstein dje tha se 26 vendet-anëtare të BE-së mbahen peng nga interesa të ngushta nacionale të një vendi, që e dëmtojnë Bashkimin Evropian dhe besueshmërinë e tij në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/
The post Holstein: Presidenca portugeze punon për propozim konkret për nisjen e negociatave RMV-BE appeared first on Telegrafi.