Ambasadorja gjermane në Shkup Anke Holstein, thotë se prioritet i udhëheqjes së Gjermanisë me BE-në është të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut, deri në fund të vitit.
Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nëse eventualisht nuk nisin bisedimet nën udhëheqjen e Gjermanisë me BE-në, Holstein tha se “ky do të ishte mossukses”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në mars të gjitha vendet anëtare dhanë dritë të gjelbër për nisjen e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Punojmë pa ndalë për t’u mbajtur konferenca e parë ndërqeveritare dhe ne jemi optimist se do të arrijmë sukses në këtë qëllim”, tha Holstein.
Ajo shtoi se Procesi i Berlinit në masë të madhe e lehtëson këtë çështje dhe shprehu bindjen se do të ketë atmosferë konstruktive në nëntor, kur me Procesin e Berlinit do të udhëheqin Shkupi dhe Sofja./Telegrafi/
The post Holstein: Mosmbajtja e konferencës ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut do të jetë mossukses appeared first on Telegrafi.